• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Klinika e Biokimisë me shërbime të reja

Klinika e Biokimisë Mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë shërbime të reja për pacientët e spitalizuar dhe ambulantorë.

Tash, aty do të kryhen edhe analizat për sëmundje autoimune, analizat e faktorëve të koagulimit të gjakut, analizat specifike biokimike dhe analizat imunologjike (Statusi hormonal,Hormonet e Gjëndrës Tiroide dhe tumorë markerët. Së shpejti në Klinikë e Biokimisë do të fillojë të bëhet edhe analiza e Alfa-1 Antitripsin (Mungesa e antitripsinës. Alfa-1 mund të shkaktojë sëmundje të mushkërive dhe mëlçisë) dhe analiza e Beta-2 Mikroglobulin (përcaktohet në individë të diagnostikuar me mieloma multiple të shumëfishtë ose limfomë).