• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

ShSKUK falënderuese ndaj ShBA-së, për donacionet e vazhdueshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi përmes Zyrës për Bashkëpunim dhe Mbrojtje pranë Ambasadës Amrikane kanë përkrahuar me donacione Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Donacioni i fundit është dorëzuar ditën e djeshme dhe përmban pajisje mjekësore të dedikuara për të sëmurët me Covid-19 në vlerë prej 520 mijw dollarë. Donacionin e dorëzoi z. Nick Giacobbe, i ngarkuar me punë në Ambasadën Amerikane dhe Majori Conley, Shef i Zyrës për Bashkëpunim në Mrojtje në Ambasadën amerikane. Për donacionin e dhuruar i falënderoi ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kryesuesja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Agreta Gashi dhe drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi. Ata falënderuan ShBA-të për kontributin e vazhdueshëm ndaj instutcioneve shëndetësore të Kosovës. Drejtori Krasniqi bashkë me ministrin Latifi, dhuruan një mirënjohje për Zyrën për Bashkëpunim në Mbrojtje, për të vlerësuar donacionet që janë dhënë në vazhdimësi për ShSKUK-në. ShBA ka ndihmuar edhe rinovimin e lavatores së QKUK-së, Klinikës së Pediatrisë, dhe ka dhuruar pajisje mjekësore gjatë 3 valëve të Pandemisë COVID-19. Dhurimin e kontinierëve për mbetje spitalore, pajisje me laparaskopë për Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, CT për Spitalin e Gjakovës. Së fundmi, ShBA po kontribuon edhe për rinovimin e Kuzhinës Qendrore në QKUK.

Fotografite e bashkangjitura