• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

KOGJ: 8 mijë e 984 foshnje të lindura më 2021

Gjatë vitit 2021, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u lindën 8 mijë e 984 foshnje.

Prej tyre, 202 janë binjakë, 16 trinjakë dhe 2 katërnjakë. Sipas raportit të punës, 4 mijë e 735 foshnje i përkasin gjinisë mashkullore, kurse 4 mijë e 249 foshnje tjera gjinisë femërore. Vlen të theksohet se 2 mijë e 501 lindje janë kryer me operacion.