• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Klinika Emergjente, Pêr 24 orë 241 raste

25 persona, të aksidentuar në trafik, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK- përkatësisht në Klinikën Emergjente, gjatë 24 orëve të fundit.

Brenda këtij intervali kohor, përpos tyre, në këtë klinikë janë trajtuar edhe 241 pacientë tjerë, nga ta 66 në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent). Stafi mjekësor, ndërkohë, ka realizuar 49 vizita kirurgjike, gjersa në Dhomën e Shërbimit Internistik dhe Ortopedik kanë marrë shërbime mjekësore 129 pacientë.