Konfirmohet siguria për përdorimin e tij
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton opinionin publik se produkti medicinal IOHEXOL 350 mg/ml (kontrast jo-jonik), i cili përdoret për qëllime diagnostike në imazheri, është konfirmuar si i sigurtë për përdorim dhe i është hequr masa e pezullimit. Vendimi është marrë bazuar në rezultatet përfundimtare të analizave laboratorike të kryera nga Laboratori për Kontroll dhe Cilësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe në raportin e dërguar nga Departamenti i Farmakovigjilencës në Agjencinë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM). Inspektoriati Farmaceutik ka konstatuar se produkti plotëson standardet e sigurisë dhe cilësisë për përdorim mjekësor. ShSKUK, siguron qytetarët se mbrojtja e shëndetit të pacientëve mbetet prioritet i vazhdueshëm, andaj ka ndjekur të gjitha procedurat e verifikimit, deri në konfirmimin përfundimtar.