• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Emergjenca: 219 raste për 24 orë

219 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në bazë të raportit të punës për 24 orëshin e fundit.

Në Dhomën e Reanimimit ( Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) janë trajtuar 70 pacientë, në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik 38 dhe në Dhomën e Shërbimit Internistik 59 pacientë. Janë kryer 40 vizita ortopedike, ndërsa, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente komunikacioni, janë trajtuar 15 persona.