• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Klinika e Kirurgjisë Plastike: 440 operacione për 3 muaj

440 operacione janë kryer në tremujorin e parë të vitit 2022, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike- Rekunstruktive dhe Estetike.

Kirurgët plastik kanë kryer 1mijë e 889 vizita ambulantore, kurse në sallën e Klinikës Emergjente janë kryer 164 intervenime kirurgjike dhe 485 konsultime-vizita emergjente. Gjatë këtij tremujori, kirurgët plastik bënë rekonstruksionin e gjirit tek 6 gra të cilat ishin ballafaquar me kancerin e gjirit. Në Klinikën e Kirurgjisë plastike për tre muaj janë ofruar edhe 2 mijë e 883 shërbime të tjera mjekësore nga mjekët dhe infermierët e klinikës.