• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Në Spitalin e Ferizajt u kryen mija shërbime për 3 muaj

Në tremujorin e parë të vitit 2022 në Spitalin e Ferizajt janë kryer gjithsej 307 operacione kirurgjike, 78 ortopedike dhe 59 lindje me operacion, krahas 121 lindjeve të tjera normale.

Në këtë periudhë kohore janë bërë edhe 9 mijë e 996 vizita ambulantore, 1 mijë e 894 vizita emergjente, 592 vizita pediatrike, 70 pranime në Repartin Internistik. Ka pasur edhe 5 mijë e 325 pacientë që kanë kryer analiza laboratorike dhe 4 mijë e 908 pacientë që kanë bërë rëntgen dhe 3 mijë e 194 dializa të kryera për pacienët në Shërbimin e Dializës.