• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

1 mijë e 200 koronarografi dhe rreth 700 stentime

Në Repartin e Kardiologjisë Invazive të Klinikës së Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në pjesën e parë të vitit, janë kryer 687 procedura të stentimit.

Nga muaji janar deri në muajin maj të vitit 2022, gjithashtu janë realizuar 1 mijë e 198 koronarografi, thotë raporti i punës. Për 5 muaj, janë bërë edhe 326 Ehokardiografi dhe 37 Ehokardiografi Transezofageale, si dhe 1 mijë e 140 konsultime.