• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Njoftim nga Klinika e Onkologjisë në QKUK

Klinika e Onkologjisë, Reparti i Radioterapisë është pajisur me aparaturë të re të Tomografisë së Kompjuterizuar per simulimin e pacientëve (CT simulator).

Pas mbarimit te procedurave të instalimit dhe kalibrimit, tashmë klinika posedon CT -simulator modern, i cili ofron kualitet të lartë për identifikimin e zonave me interes. Në veçanti i identifikon dhe korigjon imazhet në të cilat gjenden trupat e huaj. Sipas planit të paraparë nga operatori, stafi duhet të trajnohet për 4 ditë, në datat e rezervuara nga ekspertët e fushës për shkak të kalendarit të planifikimit. Klinika ka vendosur që trajnimi të mbahet në vetëm 2 ditë, me qëllim që numri i diteve gjatë të cilave Reparti i Radioterapisë nuk do të ofrojë shërbime për pacientët të jetë jete sa më i shkurtë. Andaj, gjatë kohës së trajnimit me 20 e 21 dhjetor 2022( e martë dhe e merkurë), në dy orare të paradites dhe pasditës nuk do të punohet me pacientë në Radioterapi. Pacientët janë njoftuar lidhur me këtë. Kjo po bëhet me qëllimin e vetëm që kualiteti i shërbimeve në klinikë të rritet në vazhdimësi, duke e pasur përherë në prioritet shëndetin e pacientëve tanë.