• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Ministri Vitia vizitoi Klinikën e Pediatrisë, ndanë dhurata për fëmijët

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe zëvendësministrja, Dr. Dafina Gexha- Bunjaku, kanë vizituar Klinikën e Pediatrisë dhe atë të Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke shpërndarë dhurata për fëmijët e shtrirë për spitalizim në kuadër të Repartit të Hemato- Onkologjisë dhe repartet e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.

Gjatë vizitës në këto klinika, ministri shoqërohej nga Kryesuesja e Bordit, Dr. Aida Rexhepi dhe u.d. drejtoresha e përgjithshme, Dr. Pranvera Zejnullahu Raçi. Gjatë bashkëbisedimit me fëmijët dhe prindërit e tyre, ministri uroi shërim të shpejt për ta, përderisa theksoi angazhimin maskimal për furnizim me barna dhe material shpenzues dhe përkujdesje maksimale institucionale.

Fotografite e bashkangjitura