• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Suspendohen 3 kirurgë të Spitalit të Vushtrrisë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është njoftuar nga menaxhmenti i Spitalit të Vushtrrisë, se gjatë ditës së sotme, janë arrestuar dy kirurgë të Spitalit të Vushtrrisë.

Pas publikimit të lajmit në medie, ditën e djeshme, menaxhmenti i ShSKUK-së, ka kërkuar nga drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë të ndërmarrë masat e nevojshme, konform legjislacionit në fuqi. Sipas njoftimit të Spitalit, njëri nga kirurgët është shkarkuar nga pozita u.d shefit të Repartit dhe është suspenduar nga puna, po ashtu, edhe dy kirurgë të tjerë janë suspenduar nga puna deri në një vendim të ri.