• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Ministri Vitia: Rritëm buxhetin për barna dhe material shpenzues

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, bashkë me ushtruesen e detyrës së drejtorit e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi, kanë takuar anëtarët e Komitetit Kyç dhe Nënkomitetet Teknike për Përpilimin e Listës së Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse, ministri Vitia u shpreh se buxheti për barna dhe material shpenzues është rritur nga Qeveria e Republikës së Kosovës. “ Kemi rritur buxhetin për barna dhe material shpenzues për shëndetësinë parësore, në mbi 21 milionë euro, kurse për shëndetësinë dytësore dhe tretësore, në 36 milionë euro, andaj përpilimi i Listës së re të Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese është me shumë rëndësi”, theksoi ai. Dr. Pranvera Zejnulllahu- Raçi, theksoi se Lista e re duhet të ketë në fokus lëshimet që i ka pasur Lista Esenciale e vitit 2019, veçanërisht në vendosjen e indikacioneve të sakta, për secilin ilaç. “Lista Esenciale e Barnave e vitit 2019, ka pasur lëshim të madh sa i përket imunoterapisë, ku asnjë nga to nuk ka qenë me indikacione, që ka shkaktuar vështirësi në planifikime buxhetore për këtë lloj terapie, me ngarkesa eventuale enorme në buxhetin e shtetit”, tha drejtoresha Zejnullahu- Raçi. Udhëheqësi i Komitetit për Listën Esenciale, Dr. Driton Vela dhe anëtarët u përgëzuan për punën e bërë bashkë me grupin e ekspertëve, ku si risi është marrë parasysh edhe aspekti farmako-ekonomik.

Fotografite e bashkangjitura