• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Në Deçan përurohet Shtëpia Integruese në Bashkësi

Në Deçan është bërë përurimi i Shtëpisë Integruese në Bashkësi, e cila funksionon në kuadër të Qendrës së Shëndetit Mendor në Pejë.

Me rastin e përurimit, u.d. drejtoresha e përgjithshme e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi, tha se është e lumtur që sot po përurohet kjo Shtëpi, në Deçan, ngase i ka munguar këtij qyteti. Sipas saj, Qendrat e Shëndetit Mendor dhe Shtëpive Integruese në Bashkësi, (QShM-Shib), janë storie e suksesit. Ajo theksoi se do të angazhohet që të kompletohet stafi, në mënyrë që shërbimet të ofrohen 24-orë, ngase aktualisht do të ofrohen shërbime vetëm në orarin e paradites. Nysret Pepaj, drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor dhe Shtëpive Integruese, në Pejë, tha se institucioni që hapi dyert ditën e sotme do të jetë ndihmesë e madhe për qytetarët e Deçanit që kanë nevojë për shërbime. Ai falënderoi për përkrahje Komunën e Deçanit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK-në. Ish-drejtori, Skender Kandiç, tha se investimi për këtë objekt kishte filluar disa vjet më parë, por Pandemia e Covid-19, kishte penguar finalizimin dhe përurimin e saj, andaj i gëzohet faktit se sot u finalizua ky projekt.

Fotografite e bashkangjitura