• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

IPKO dhuroi donacion për Klinikën e Pediatrisë dhe atë të Onkologjisë

Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi dhe u.d. drejtoresha e përgjithshme e ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, kanë marrë pjesë të martën, në pranimin e donacionit nga kompania IPKO, për Klinikën e Pediatrisë dhe atë të Onkologjisë në QKUK.

Donacioni përmbanë dy lavatriçe për larje dhe tharrje të rrobave, jorganë dhe çarçafë për Klinikën e Pediatrisë, 5 shtretër për kemioterapi, paruke dhe proteza të gjirit për pacientët në Klinikën e Onkologjisë, bashkë me nga një çantë me paisje personale për pacientë.

Fotografite e bashkangjitura