• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Ministri Vitia, vizitoi Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe atë të Urologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia i shoqëruar nga ushtruesja e detyrës së drejtores së përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arënliu – Hoxha, ka vizituar sot Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe Urologjisë. Gjatë takimeve që Ministri kishte me udhëheqësit e klinikave, temë ishte rritja e kapaciteteve shëndetësore dhe përmirësimi i shërbimeve.

Ministri pasi dëgjoi me vëmendje udhëheqësit e klinikave përkatëse lidhur me raportin e punës, kërkoi nga ata që në mënyrë të përbashkët të angazhohemi në përmirësimin e shërbimve dhe rrtijen e efikasitetit në shërbime shëndetësore. Në këtë takim u tha se trajtimi dhe shërbimet sa më të mira për qytetarët duhet të jenë synimi i përbashkët, andaj, siç tha Ministri Vitia, duhet të rritet insistimi që të shtohen kërkesat në mënyrë që të ofrohen shërbime sa më cilësore. Ministri Vitia tha se duhet adresuar të gjitha mangësitë identifikuara. Synimi ynë është i përbashkët që të trajnojmë specialistët, si dhe të shtojmë numrin e intervenimeve operative. Do të bëhen investime në infrastrukturë, ku përveç filtrit të sallava duhet të ofrohen kushte dinjitoze për stafin dhe pacientët. Tashmë e kam nënshkruar një dokument në vlerë prej 41 milionë eurove që do të jenë në shërbim të infrasktrurës dhe avancimit të kushteve të punës." - deklaroi Ministri gjatë takimit. "Na duhet raport i shfrytëzimit racional të resurseve humane. Çdo kërkesë duhet të ketë një arsyetim, ngaqë na duhet analizë e situatës në raport me kërkesat për infrastrukturë, pajisje dhe staf shtesë. Gjë që e kam kërkuar si raport edhe nga Bordi dhe udhëheqësja e SHSKUK-së. Mistria e Shëndetësisë do të shtojë investimet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Rekrutimet e profesionistëve shëndetësorë që janë në procedurë do të plotësojnë nevojat dhe kërkesat e Klinikave në QKUK me qëllim të realizimit të objektivit për ta rritur performancën dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore." - përfundoi fjalën e tij Ministri Vitia. Nga ana e tyre, udhëheqësit e klinikave e falënderuan Ministrin Vitia për përkushtimin që bashkërisht të përmirësohen shërbimet shëndetësore në klinikat përkatëse.

Fotografite e bashkangjitura