• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Presidentja Osmani nderon ShSKUK-në me medalje të meritave

Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e mjekëve, infermierëve dhe punëtorëve mbështetës, deri në rrezikim të jetës dhe shëndetit personal, bëri që Pandemia e Covid-19, të menaxhohet me sukses nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Me ç‘rast Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, ndau mirënjohje “për kontribut të shquar dhe humanizmin e pashoq të treguar gjatë pandemisë Covid 19”, duke vlerësuar lartë ShSKUK-në, për meritat në menaxhim të suksesshëm të punës gjatë Pandemisë së Covid-19. Me rastin e vlerësimit dhe pranimit të mirënjohës nga Presidentja, përkujtojmë mjekët dhe infermierët tanë që gjatë kujdesit për pacientë u infektuan me Covid-19, nuk kursyen as jetën e tyre, duke u flijuar për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e infektuar me Covid-19.

Fotografite e bashkangjitura