• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

ShSKUK dhe Komuna e Prishtinës do të bashkëpunojnë

Zëvëndësuesja e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Narqize Arënliu- Hoxhaj, ka pritur në takim drejtorin e drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

Gjatë takimit është biseduar në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet ShSKUK-së dhe Komunës së Prishtinës, me qëllim të përkrahjes që mund të japë ShSKUK, në trajnimin e stafit mjekësor që shërben në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës. U diskutua edhe për mundësinë e lidhjes së një Marrëveshjeje të Bashkëpunimit, e cila në theks do ta ketë përkrahjen që mund të japë ShSKUK, përmes ekspertëve të saj, konform kërkesave që ka Komuna e Prishtinës. Po ashtu, Komuna e Prishtinës do të ndihmojë ShSKUK-në, në kërkesat e saja, e që varen nga drejtoritë përkatëse të Komunës së Prishtinës.