• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

212 pacientë në Shërbimi i Dializës në Spitalin e Prizrenit

17 pacientë nga Republika e Shqipërisë po marrin shërbime të rregullta të Dializës në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, shërbim ky që po ofrohet falas, sikurse për qytetarët e tjerë të Republikës së Kosovës.

Krahas tyre, janë edhe 195 pacientë të tjerë nga Komuna të ndryshme të regjionit të Prizrenit, duke e kaluar në 212 numrin e përgjithshëm të pacientëve që dializohen në këtë Spital. Brenda viti, në Repartin e Dializës ofrohen 30 mijë seance Dialize, përfshirë edhe shtetas të vendeve të tjera, që përkohësisht janë në Prizren. Stafi që ofron shërbimet e Dializës është i trajnuar, përfshirë mjekë internistë- nefrologë, por edhe infermierët dhe stafi tjetër mbështetës që me përkushtim shërbejnë për pacienët. Numri i pacientëve sipas vendbanimeve -Komuna e Prizrenit, 98 pacientë -komuna e Suharekës, 28 pacientë -Komuna e Rahovecit, 27 pacientë -Komuna e Malishevës, 23 pacientë -Komuna e Dragashit, 16 pacientë, -Komuna e Mamushës, 1 pacient -Republika e Shqipërisë, 17 pacientë

Fotografite e bashkangjitura