• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Klinika e Gjinekologjisë pajiset me peceta higjienike për pacientet

Në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë pranimi i donacionit me peceta higjienike, nga kompania “Buterfly” përmes UNFPA në Kosovë me angazhim edhe të OJQ “QIKAT”, përkrahur nga Zyra diplomatike belge në Kosovë, iniciativë e përkrahur edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, falënderoi donatorët, duke theksuar, Ministria e Shëndetësisë ka prioritet shëndetin maternal dhe se donacioni është i rëndësishëm për gratë dhe vajzat që marrin shërbime në Klinikën e Gjinekologjisë. Sipas Ministrit Vitia, do të ketë angazhim që pecetat higjienike të sigurohen në spitale dhe klinika, e pastaj në secilin institucion publik. Julian Sassel, Shef i Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Prishtinë, tregoi angazhimet që ka bërë Zyra që e udhëheqë për sigurimin e këtij donacioni dhe për përkrahjen që i ka dhënë kësaj iniciative. Narqize Arënliu-Hoxhaj, zëvendësuese e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së falënderoi donatorët, duke shtuar se përkrahja dhe kontributi janë të çmuara dhe kanë një ndikim të madh në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së grave. Ministrinë e Shëndetësisë dhe donatorët i falënderoi edhe Zef Ndrejaj, drejtor i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, i cili vlerësoi lart punën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë për përmirësim të kushteve të trajtimit të pacientëve në klinikë, përderisa falënderoi edhe donatorët për këtë donacion që do të jetë i mirëseardhur për pacientet që trajtohen në këtë klinikë. Për krejt iniciativë foli edhe Visare Mujko- Nimani, shefe e Zyrës së UNFPA në Kosovë, e cila tregoi angazhimet e vazhdueshme të UNFPA për shëndetin riprodhues dhe shëndetin e vajzave dhe grave në veçanti. Edhe Leonita Molliqaj nga OJQ “ QIKAT”, tregoi angazhimet që kanë bërë si OJQ për të hiqet TVSH për peceta higjienike, por edhe për sigurimin e tyre në përgjithësi për të gjitha vajzat dhe gratë, duke e vlerësuar si të qëlluar dhurimin e këtij donacioni.

Fotografite e bashkangjitura