• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Iniciohet bashkëpunim i ri në fushën e Kardiokirurgjisë

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Elvir Azizi, ka pritur në takim Dr. Qefsim Omaj, i cili punon si kryemjek- kardiokirurg, në Klinikën Universitare në Ulm të Gjermanisë, për të parë mundësitë e bashkëpunimit dhe avansimit të shërbimeve të reja në Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë në QKUK.

Ai shoqërohej nga Shpejtim Shurdhiqi, zëvëndësues i drejtorit të Shërbimit Klinik të Kardiokirurkugjisë dhe dr. Endrit Shala, kardiokirurg. Dr. Qefsim Omaj, po realizon hapat konkret lidhur me krijimin e shërbimeve për Kardiokirurgji Minimale-invazive moderne, respektivisht Trans-axillary Aortic Surgery. Gjatë takimit u biseduan mundësitë që falë këtij bashkëpunimi, përmes një marrëveshje konkrete në të ardhmen, me përkrahje edhe të Ministrisë së Shëndetësisë, të fllojnë ndërhyrjet minimale-invazive aortale dhe në implantet e zemrave artificiale. Gjatë takimi u bisedua në lidhje me trajnimin e stafit vendor i sferave kardiokirurgjike, kardiologjike dhe anesteziologjike, me synim të krijimit të shërbimeve të lartpërmendura. Tashmë, edhe kardiokirurgë nga QKUK kanë zhvilluar trajnimet e para tek Dr. Omaj për të mësuar nga afër teknikat e tilla kirurgjikale moderne. Krijimi i shërbimeve të reja të kirurgjisë së zemrës është interes shtetëror dhe do të realizohet konform standardeve bashkëkohore dhe protokoleve të Shoqatës Europiane për Kirurgji Kardio-Torakale.

Fotografite e bashkangjitura