• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë në QKUK

19 mijë e 364 vizita emergjente pediatrike ka pasur për gjashtë muajt e parë të vitit 2023, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë, duke e bërë njërën nga klinikat më të ngarkuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prej tyre ka pasur 3 mijë e 400 fëmijë të spitalizuar për trajtim të mëtejmë, me mbi 25 mijë ditë shërimi për fëmijët, e poashtu, 10 mijë vizita ambulantore, në profile të ndryshme pediatrike.