• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

QKUK: Po operohen 10 fëmijë me probleme në zemër

Dhjetë fëmijë me probleme të lindura të zemrës, do të operohen në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, me përkrahje nga Organizata 'Gift of Life International Kosova", në bashkëpunim me stafin vendor të klinikave të QKUK-së, të cilët po përfitojnë eksperiencë në këtë fushë, duke shfrytëzuar praninë e ekspertëve të jashtëm.

Misioni ka filluar të dielën, me datë 12 nëntor 2023 dhe do të vazhdojë deri më 19 nëntor 2023. Deri tani janë ekzaminuar 112 fëmijë, planifikohet të operohen 10 fëmijë dhe të trajtohen 20 fëmijë që kanë probleme me zemër.

Fotografite e bashkangjitura