• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

90% e pacientëve të trajtuar në Klinikën e Endokrinologjisë ishin me Diabet

Sëmundja e sheqerit, apo diabetit melit është njëra nga sëmundjet kronike metabolike, e cila për shkak të rritjes së sheqerit në gjak për një kohë të gjatë, mund të shkaktoj komplikime serioze, të cilat po nuk u mjekuan me kohë, mund ta rrezikojnë shëndetit e pacientit.

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dr. Merita Emini- Sadiku, thekson se 90% e pacientëve të trajtuar në këtë klinikë kanë qenë me diabet. “Trajtimi i diabeti melit është sëmundje që me të drejtë quhet multisistemike sepse prekë inde dhe organe të ndryshme në trup dhe ka nevojë, jo vetëm për endokrinologun dhe mjekun familjar, por edhe për shumë specialitete të tjera mjekësore, varësisht se çfarë komplikimi ka pacienti” potencon, Dr. Emini- Sadiku. Sipas endokrinologes, shumica e komplikmeve dhe rreziqeve tek diabeti vijnë si rezultat i kujdesit jo të mirë, por dhe vonesës në kërkimin e ndihmës së mjekut. 𝐊ë𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐚𝐭 𝐦𝐣𝐞𝐤ë𝐬𝐨𝐫𝐞 Ajo këshillon që për menaxhim të Diabeti melit, nevojitet bashkëpunim i ngushtë dhe korrekt ndërmjet pacientit dhe mjekut, në zbatim të këshillave mjekësore, marrjes së terapisë së rregullt dhe kujdesit individual të përditshëm nga pacienti. > Vizito mjekun kompetent, vlerëso rrezikun e komplikimeve! Të jesh me diabet, nuk do të thotë të kesh edhe komplikime në organe siç janë sytë, zemra, veshkët, truri dhe ulçerat në këmbë! > Ulçerat në këmbë dhe problemet me zemër janë më të shpeshta te kontrolli jo i mirë i sheqerit dhe kur për një kohë të gjatë sheqeri në gjak, apo glikemia është e lartë! > Mbajini vlerat e glikemisë nën 7, mmol/L dhe merrni këshillat e nevojshme nga mjeku juaj sidomos informohuni sa shpesh duhet matur glikeminë dhe kur duhet të bëni vizitat mjekësore! > Diabetin për ta trajtuar mirë duhet bashkpunim i ngushtë mes pacientit dhe mjekut! 𝐑𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐮 𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐥𝐨𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 në Klinikën e Endokrinologjisë > Komplikimet kronike mikrovaskluare me dëmtime në sy nga diabeti, apo retinopati diabetike janë 39.5 %, > Dëmtimet e nervave të gjymtyrëve, apo neuropati diabetike distale 53 %, Dëmtimet në veshka apo nefropati diabetike 24.7 % > Komplikimet kronike makrovaskluare me sëmundje kardiovaskulare (përfshirë këtu koronaropati, hipertension dhe sëmundje kardiovaskulare tjera) 60.12% e pacientëve me diabet tip 2, me sëmundje cerebrovaskulare 4.5 % dhe me këmbë diabetike 7.7 %. 𝐓𝐫𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐨𝐟𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐬𝐡ë𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 > Klinika e Endokrinologjisë posedon të gjitha shërbimet e nevojshme sa i perket sëmundjes së sheqerit > Ofron Edukim për sëmundjen, percaktimin e dietës specifike individuale, ordinimin e terapisë, të bazuar në protokole të përditësuara (insulinoterapi, ose barna tjera), > Ofron shërbimin për këmbë diabetike, vlerësimin e komplikimeve kronike dhe rrezikun për komplikime akute dhe shërbimin gjysëm intenziv për raste të rënda të kësaj sëmundje. > Ofron shërbime ambulantore specialistike çdo ditë pune, punojnë 4 deri në 6 endokrinologë, në orare të ndryshme.

Fotografite e bashkangjitura