• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

4 drejtorë të klinikave raportuan para Bordit Drejtues-ShSKUK

Me qëllim të njohjes me punën, sukseset, sfidat, kërkesat dhe vështirësitë që kanë, në mbledhjen e 36-të, të Bordit Drejtues të ShSKUK-së, sot në rend të ditës, raportuan katër klinika të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kryesuesi i Bordit Drejtues- ShSKUK, Naim Bardiqi, tha se Bordit Drejtues, i ka ftuar klinikat për raportim me qëllim që të shihet nga afër puna, shfrytëzimi i kapaciteteve, por edhe kërkesat, sfidat dhe vështirësitë që i kanë këto klinika. Në këtë mbledhje raportuan drejtorët Klinikës së Pediatrisë, Klinikës së Neonatologjisë, Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Klinikës së Gjinekologjisë me Obstetrikë. Pas raportimit të tyre, anëtarët e Bordit Drejtues, kërkuan ngritje të kapaciteteve të punës, shfrytëzim më të mirë të kapaciteteve humane dhe pajisjeve mjekësore dhe performancës së përgjithshme. Anëtarët e Bordit Drejtues, pas takimit vizituan këto klinika, duke u njohur më për së afërmi me punën dhe shërbimet aktuale që ofrohen.

Fotografite e bashkangjitura