• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Mbi 1 mijë e 400 operacione në Kirurgji Vaskulare, nuk asnjë lloj kolapsi

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, reagon në lidhje me shkrimin me titull " Një nga Klinikat kryesore të QKUK-së para kolapsi, ....".

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, reagon në lidhje me shkrimin me titull " Një nga Klinikat kryesore të QKUK-së para kolapsi, ....". Sqarojmë publikun se, si klinikë, nuk jemi para asnjë forme të kolapsit. Dhe ftojmë çdo ent mediatik viziv dhe të shkruar që të përmbahet nga përhapja e panikut në popullatë. Ndaj, i ftojmë qytetarët që në çdo kohë kur i'u paraqitet nevoja shëndetësore, Klinika jonë është në gadishmëri dhe shërbim të plotë. Si asnjëherë më parë kemi rritur numrin e operacioneve në mbi 1 mijë e 400. Jemi thellësisht të indinjuar që është tentuar të nëpërkëmbët angazhimi i madh i mjekëve, infermierëve dhe personelit ndihmës. Kjo punë e jona është bërë me përkushtim tepër të madh dhe paraqet rekord të operacioneve ndër vite. Klinika ka 13 mjekë kirurgë vaskularë. Klinika nuk është siç pretendohet drejt kolapsit me stafin mjekësor. Aktualisht mbulohen të gjitha shërbimet mjekësore, përshirë repartet për pacientët e spitalizuar, sallat e operacionit dhe konsultimet emergjente dhe jo emergjente. Kërkesa e klinikës për pranimin e kirurgëve të rinj nuk është refuzuar. Kjo kërkesë është për të ardhmen e Klinikës, jo për të ndalur ndonjë 'kolaps". Ne jemi në fazën e konsultimeve me menaxhmentin e ShSKUK-së, ngase punësimet nuk i bën Ministri, a Ministria e Shendetësisë, por ShSKUK. Në Klinikë po investohen mbi 300 mijë euro në infrastrukturë dhe mbi 500 mijë euro në pajisje. Po ashtu, pas investimeve do të hapet shërbimi i Kirurgjisë Endovaskulare, por edhe rruga për pranimin edhe të stafit të ri shëndetësor. Krahas kësaj, janë zhvilluar dhe do të vazhdojnë të zhvillohen trajnime specifike për stafin, me qëllim që të vazhdojmë të jemi në shërbim të pacientëve tanë, siç kemi qenë deri tani.