• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Para Bordit Drejtues të ShSKUK, raportuan 4 klinika kirurgjike

Në vazhdën e raportimeve që po bëjnë drejtorët e klinikave të QKUK-së, në Bordin Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), sot kanë raportuar drejtorët e katër klinikave kirurgjike, Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Klinikës së Neurokirurgjisë, Klinikës së Kirurgjisë Torkale dhe Klinikës së Kirurgjisë Plastike.

Në hapje të takimit, Kryesuesi i Brodit Drejtues të ShSKUK-së, Naim Bardiqi, tha se për t'u njohur më për afër me punën që po bëhet në klinika, por edhe për të parë kapacitetet me shtretër, kuadro dhe listat e pritjes, i kanë ftuar për raportim, me drejtorët e këtyre klinikave, në mënyrë që të shihet se ku është e nevojshme ndihma e Bordit Drejtues, me qëllim që të ketë rritje të vëllimit të punës, por edhe ngritje të cilësisë shërbimeve shëndetësore, por edhe ulje të listës së pritjes, për të cilat ka pasur dhe ka diskutime në vazhdimësi. Pasi kanë paraqitur raportin vjetor të punës për vitin 2023, drejtorët e këtyre klinikave kirurgjike, raportuan disa nga të arriturat, sfidat që i kanë, por edhe planet për zhvillim të shërbimeve shëndetësore. Gjatë takimit u bisedua edhe në lidhje me renovimet që po kryhen në klinikat kirurgjike, përfshirë bllokun kirurgjik, e që do të ndikojnë në përmirësimin e dukshëm të kushteve të punës për stafin, por edhe për pacientët që marrin shërbime shëndetësore.

Fotografite e bashkangjitura