• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

6 drejtorë të klinikave raportuan para Bordit Drejtuese të ShSKUK

Gjashtë drejtorë të klinikave të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës( QKUK), kanë raportuar sot, para anëtarëve të Bordit Drejtues të ShSKUK-së.

Mbledhjen e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, e hapi z. Enver Gashi, zëvëndësues i Kryesuesit të Bordit Drejtues, i cili pasi falenderoi drejtorët e klinikave që kanë ardhur për të raportuar në mbledhje të Bordit Drejtues, tha se qëllimi i ftesës dhe raportimit është që anëtarët e Bordit Drejtues të njihen me punën që bëhet në këto klinika, kërkesat që kanë këto klinika, por edhe planet për zhvillim të shërbimeve. Gjatë raportimit drejtorët e klinikave paraqiten raportet vjetore të punës, e poashtu, planet që kanë, por edhe kërkesat për mbështetje, me qëllim të avancimit të shërbimeve aktuale dhe shërbimet e reja që parashihen në këto klinika. Të pranishëm në mbledhje ishin edhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe zëvendësuesi i drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari. Në raportin ishin drejtorët e Klinikës Emergjente, Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale, Klinikës së Ortopedisë, Klinikës së Oftalmologjisë dhe Klinikës së Otorinolaringologjisë.

Fotografite e bashkangjitura