Organizata "Care for Kosovo Kids", përmes donacionit, gjatë javës ka furnizuar me citostatikë Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Donacioni përmban citostatikë të cilët për shkak të procedurave kanë qenë veshtirë te kontraktueshëm nga ShSKUK. Donacioni do të stabilizoj edhe mëtej furnizimin e klinikës me produkte vitale. Me shumë se një dekadë, fondacioni “Care for Kosovo Kids” është partneri kryesor i furnizimit të Klinikës së Pediatrisë me produkte-citostatikë. Me këtë rast, shefja e shërbimit Farmaceutik në QKUK, Dardana Mehaj, ka falënderuar donatorët. Bashkëpunimi është duke vazhduar përmes takimeve, organizimit të punëtorive, ndarjen e informacioneve, duke synuar thellimin e bashkëpunimit per te ardhmen.