• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Neurologët diskutojnë për zhvillimet e fundit shkencore

Në konferencën pranverore të Neurologjisë, e cila ka nisur punimet gjatë ditës së sotme, u diskutuan tema të rëndësishme, si funksionimi i Stroke Center, Skleroza Multiple dhe tema të tjera nga fusha e neurologjisë

. Hapjen e konferencës e bëri profesor Afrim Blyta, kryetar i Shoqatës së Neurologëve të Kosovës, i cili tha se në konferencë përveç pjesëmarrësve vendas do të marrin pjesë dhe mjekë eminent nga shtete të tjera evropiane, duke diskutuar tema profesionale që janë të rëndësishme për trajtimin e pacientëve, si Strocke Center dhe Skleroza Multiple, e që në Kosovë ka pasur avancime të theksuara profesionale sa i përket këtyre shërbimeve mjekësore. Në emër të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të pranishmit, i përshëndeti, këshilltari, Dr. Jusuf Ulaj, i cili vlerësoi lart organizimin e konferencës dhe mundësinë që kanë mjekët neurologë dhe të profileve të tjera për të diskutuar për shërbimet që tashmë janë funksionale dhe në Kosovë. Në emër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), fjalë rasti mbajti Dr. Ardian Shefkiu, u.d. drejtor i Departamentit Shëndetësor, i cili theksoi se plani për zhvillimin e këtyre shërbimeve është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe tani po zbatohet nga ShSKUK, ku barrën dhe përgjegjësinë kryesore në këtë nismë e mbajnë Klinika e Neurologjisë, Radiologjisë dhe Emergjencës, të cilat përbëjnë një trinom të domosdoshëm për trajtimin e suksesshëm Strokut. Sipas tij, shërbimi i Trombolizës po ofrohet çdo ditë, dhe ka angazhim të vazhdueshëm për përmirësimin e cilësisë së këtij shërbimi, duke u fokusuar në kohën e trajtimit, për të siguruar që pacientët të marrin trajtimin e duhur sa më shpejt të jetë e mundur. “Përsa i përket trombektomisë, jemi në proces të ngritjes së kapaciteteve njerëzore me mbështetjen e miqve tanë nga Stambolli dhe jo vetem, dhe ky shërbim tashmë ka filluar të ofrohet, me synimin që të jetë një shërbim i qëndrueshëm dhe cilësor ne QKUK”, u shpreh Dr. Shefkiu. Në Konferencë u theksua se Strocke Center, luan një rol kyç në trajtimin dhe menaxhimin e pacientëve me goditje cerebrale. Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e qasjes së shpejtë dhe të koordinuar ndaj pacientëve që përjetojnë një goditje, përfshirë diagnostikimin e shpejtë dhe përdorimin e teknologjive të avancuara dhe trajtimin emergjent mjekësor.

Fotografite e bashkangjitura