• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Klinika e Radiologjisë me numër rekord të shërbimeve

Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), nga 1 janari i këtij vitit, e deri më sot është bërë punë intensive, duke u kryer shërbime mjekësore diagnostike të llojeve të ndryshme për pacientë.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 32 mijë e 460 pacientë me radiografi ( rëntgen), 13 mijë e 422 Tomografi të Kompjuterizuara (CT), 5 mijë e 734 Rezonanca Magnetike dhe mbi 10 mijë ultrazë. Në aparatet e Rezonancës Magnetike punohet në dy ndërrime, përderisa në raste urgjente 24-orë. Stafi i kësaj klinike ka kryer edhe 700 CT- Angiografi, 38 DSA- Angiografi, e poashtu, 97 biopsi të llojeve të ndryshme. QKUK, ka në funksion 3 Rezonanca Magnetike, 3 Tomografi të Kompjuterizuara (CT) dhe poashtu rëntgenët në Klinikën e Radiologjisë dhe në klinika të ndryshme.

Fotografite e bashkangjitura