• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik i policëve

Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës. Testimet po kryhen në tërë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Dr. Lindita Kajtazi, kanë parë nga afër punën që po bëhet nga stafi mjekësor për të kryer ekzaminimet e këtyre pjestarëve të Policisë. ShSKUK, më herët ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për të ofruar kontrolle sistematike të policëve të Kosovës dhe po ashtu, kontrolle për rekrutët rinj të Policisë së Kosovës