• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Përurohet pajisja e Spect-CT dhe hapësirat pritëse në Radiologji

Sot, në Klinikën e Radiologjisë u përurua hapësira e re pritëse, sporteli dhe sistemi digjital i radhëve

Për herë të parë, u instalua sistemi digjital i pritjes, i cili shmang tollovitë dhe organizon më mirë rrjedhën e pacientëve. Ky sistem është pjesë e një projekti që përfshin 15 klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me vlerë 80 mijë euro. Transformimi i hapësirave pritëse dhe sportelit në Radiologji është pjesë e një investimi më të gjerë që përfshin edhe renovimet në sportelet e Klinikës së Kirurgjisë, kirurgjisë plastike, urologjisë, kirurgjisë torakale, vaskulare dhe neurokirurgjisë, si dhe Klinikën e Biokimisë. Vlera e këtyre investimeve arrin në 393 mijë euro. Me këtë rast, Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, dhe drejtues të ShSKUK-së dhe QKUK-së, vizitoi hapësirat e transformuara në Klinikën e Radiologjisë. Gjatë vizitës, Kryeministri ndaloi edhe në Klinikën e Mjekësisë Nukleare, ku është instaluar dhe funksionalizuar pajisja më e avancuar diagnostikuese në rajon – SPECT/CT Any-scan Trio, pajisja e vetme me tre detektorë për ekzaminime të detajuara. Vlera e kësaj pajisjeje është 850 mijë euro, duke e bërë Kosovën vendin e vetëm në rajon që zotëron një teknologji të tillë. Në të njëjtën klinikë, është funksionalizuar edhe shërbimi i PET/CT, përmes pajisjes së pranuar si donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, falë angazhimit të ish-Presidentes Atifete Jahjaga dhe Presidentes Osmani. Qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar për krijimin e kushteve moderne në shëndetësinë publike, me pajisje të avancuara dhe qasje më të lehtë për qytetarët në shërbimet shëndetësore.

Fotografite e bashkangjitura