Kjo procedurë u krye në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare
Për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, u realizua me sukses stentimi i arterieve karotide, një procedurë e avancuar që ndihmon në parandalimin e sulmeve në tru dhe komplikimeve të rënda shëndetësore. Ky sukses u arrit falë bashkëpunimit mes ekipit mjekësor të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Anestezionit dhe me përkrahje profesionale nga Dr. Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janinës, Greqi. Projektin për aparaturë dhe renovim të sallave janë mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Banka Botërore Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Dr. Hajriz Rudari, e cilësoi këtë si një epokë të re për shëndetësinë kosovare, duke mundësuar trajtime të avancuara për pacientët tanë. " Tre pacientët e parë që iu nënshtruan kësaj procedure janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo metodë minimizon rrezikun e operacioneve të hapura dhe siguron një rikuperim më të shpejtë për pacientët". Dr. Dimitrios Nikas, Universiteti i Janinës. "Stenoza e arterieve karotide është një nga shkaqet kryesore të sulmeve në tru. Ky intervenim me stentim brenda arterieve pa operacion ofron më shumë rehati për pacientin dhe rikuperim të shpejtë." Dr. Lulzim Vokrri, kirurg vaskular theksoi se"Ky është vetëm hapi i parë. Objektivi ynë është që të zhvillojmë më tej kirurgjinë vaskulare dhe të ofrojmë procedura të tjera të avancuara për pacientët." Ndërsa, Dr. Luan Jaha, kirurg vaskular potencoi se "Ne presim që së shpejti të fillojmë edhe me procedura të tjera në arteriet e ekstremiteteve dhe në aortë, duke ofruar alternativa moderne të trajtimit."