• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Klinika e Onkologjisë me teknologji që zvogëlon rënien e flokut

Këtë donacion e ka përfituar gjatë ditës së sotme

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka pranuar një donacion të vlefshëm nga kompania AGS Corporation, që përfshin pajisjen “Scalp Cooling System” për Klinikën e Onkologjisë. Kjo pajisje inovative, me vlerë rreth 30,000 euro, synon të lehtësojë procesin e trajtimit të pacientëve onkologjikë, duke reduktuar humbjen e flokëve gjatë terapisë me kimioterapi, një efekt anësor që ndikon ndjeshëm në mirëqenien psikologjike dhe emocionale të pacientëve. Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë U.d. drejtori i QKUK-së, Mentor Zejnullahu, dr. Ilir Kurtishi, drejtor në Klinikën e Onkologjisë, si dhe përfaqësues nga kompania AGS Corporation, me dr. Sara Boshnjaku, si dhe përfaqësues nga kompania britanike Paxman Scalp Cooling, prodhues i pajisjes, me z. David Heathcote. Drejtori i QKUK-së, Mentor Zejnullahu falënderoi kompaninë AGS Corporation për donacionin e dhuruar, duke theksuar se kjo pajisje ka rëndësi të madhe për pacientët që trajtohen në Klinikën e Onkologjisë, sepse kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së trajtimit dhe të përvojës së tyre gjatë procesit të shërimit. Po ashtu, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, shprehu mirënjohjen e tij për këtë mbështetje, duke theksuar se donacione të tilla janë shumë të rëndësishme për pacientët, pasi pajisje moderne si “Scalp Cooling System” ofrojnë mbështetje emocionale dhe fizike për ta gjatë terapisë me kimioterapi. Menaxhmenti i QKUK-së vlerëson kontributin e kompanisë AGS Corporation dhe shpreh falënderim për bashkëpunimin e frytshëm me institucionet shëndetësore ndërkombëtare, që synon përmirësimin e shërbimeve mjekësore në vend.

Fotografite e bashkangjitura