Kjo u diskutua gjatë takimit të sotëm
Përfaqësues nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitarë të Kosovës (ShSKUK) pritën sot në vizitë zyrtare delegacionin e Shoqatës Italiane ASVI (Associazione Solidarietà Volontariato Insieme) me seli në Milano. Delegacioni u kryesua nga znj. Marinella del Passo dhe Dr. Gabriele Vignati, kardiolog pediatër. Përfaqësuesit e ASVI-së u pritën nga dr. Ardian Shefkiu, Ud- drejtor Shëndetësor në ShSKUK-së dhe ekipi i kardiokirurgëve, neonatologëve dhe anesteziologëve të QKUK-së: dr. Gazmend Spahiu, dr. Shpejtim Shurdhiqi, dr. Luan Morina, dr. Linda Kryeziu dhe Dardane Mehaj. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mundësisë së nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet QKUK-së dhe Shoqatës ASVI, me synim themeltimin e njësisë së kardiokirurgjisë pediatrike në Kosovë si dhe trajnimin e stafit mjekësor kosovar në qendra të specializuara shëndetësore në Itali. Shoqata ASVI ka dhënë një kontribut të çmuar në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit që nga viti 1999, në fusha të ndryshme si ndihma humanitare, zhvillimi komunitar, mbështetja sociale dhe arsimore. Në fushën e shëndetësisë, që nga viti 2009 e deri më sot, me mbështetjen e kësaj shoqate janë operuar 180 fëmijë nga Kosova në Itali, kryesisht në Spitalin Ospedale Niguarda Ca’Granda në Milano. ShSKUK vlerëson lartë kontributin e Shoqatës ASVI dhe shpreh gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore për fëmijët në Kosovë.


