• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Klinika e Gastroenterologjisë pajiset me Gastroskopin e dytë

Klinika e Gastroenterologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me Gastroskop të ri, që pritet ta reduktojë në masë të madhe listën e pritjes.

Ky është gastroskopi i dytë, me të cilin për një kohë të shkurtër është pajisur kjo klinikë. Gastroskopi është një aparaturë që ekzaminon dhe trajton problemet te organet e brendshme, si ezofagu, lukthi dhe zorra dymbëdhjetë gishtore. Drejtori i Klinikës së Gastroenterologjisë, dr. Zaim Gashi, është shprehur i kënaqur me ardhjen e pajisjes së re, derisa ka thënë që lista e pritjes për shërbimin e Gastroskopisë pritet të zvogëlohet dukshëm pas ardhjes së saj. “Është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë, për shkak se patën filluar edhe listat e pritjes të zgjaten, mirëpo menjëherë është hetuar që kemi zvogëlim të kohës së pritjes. Domethënë, lista e pritjes nuk është qysh ka qenë më herët, por dukshëm ka filluar të bie”, thotë Gashi. Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK kanë hartuar politika konkrete këtë vit për investime në pajisje, në përputhje me nevojat e klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, me synim të përmirësimit të kushteve rreth ofrimit të shërbimeve për pacientin.

Fotografite e bashkangjitura