• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Emergjenca me numër rekord të pacientëve

Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shënuar numër rekord të trajtimit të rasteve brenda 3 muajve të parë të këtij viti.

Sipas raportit të punës, gjatë kësaj kohe në Emergjencë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore më shumë se 18 mijë pacientë. Vitin e kaluar, për periudhën janar-mars, stafi mjekësor në Klinikën Emergjente u ka ofruar shërbimet e nevojshme mjekësore 11 mijë 591 personave. Numri i trajtimit të rasteve emergjente në QKUK është rritur, pas investimeve në Klinikën Emergjente nga Ministria e Shëndetësisë, për ofrim të shërbimeve më cilësore pacientit dhe kushte më të mira pune stafit mjekësor.

Fotografite e bashkangjitura