Me datë 13 gusht, Dr Hakif Thaqi, ka prezantuar temën ,,Nodusi pulmonar solitar", në kuadër të programit të Klinikës së Radiologjisë së QKUK për Edukim të Vazhdueshëm Profesional Mjekësor(EVPM), të akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Dr. Thaqi në detaje rekapituloi të dhënat dhe me imazhe të shumëta prezantoi rekomandimet për nodusin pulmonar solitar. Ligjërata është mbajtur në ambientin dhe kushtet e avansuara të Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë së Kosovës. Nga ligjërata përfituan përvoja të reja profesionale, radiologë, anesteziolog, mjekë familjarë, patologë dhe teknik të radiologjisë. Pjesëmarrësit do të marrin nga tre pikë akredituese në kuadër të EVPM.