• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Mjekët largojnë një cist në veshkën e një fëmiu

Me metoda laparaskopike, në Kirurgjinë e Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare, suksesshëm mjekët kanë operuar një fëmijë të moshës 10 vjeçare.

Pacienti ishte diagnostikuar më herët me cist në veshkën e majtë të polit të poshtëm, me një madhësi prej 4.5 x 3 centimetra, i cili, përveç dhimbjeve të shkaktuara, kishte filluar ta pengonte rrjedhën normale të urinës. Intervenimi përmes kirurgjisë minimale invazive ka zgjatur 2 orë, pacienti është liruar pas dy ditësh, me gjendje të mirë shëndetësore.

Fotografite e bashkangjitura