• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Presidenti Thaçi vizitoi QKUK-në, ofron përkrahje për stafin shëndetësor

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për të mbështetur punëtorët shëndetësor në kohën e Pandemisë së Covid-19.

Presidenti ka falenderuar punëtorët shëndetësor, duke shprehur përkrahjen maksimale për mantelbardhët, të cilët në kohën e Pandemisë së Covid-19, po ofrojnë kujdes për pacientët, po bëjnë punë të mrekullueshme dhe janë shembull për rajon. “Punëtorët shëndetësor po bëjnë sakrificë, angazhim të pa kursyer që të tejaklohet sa më lehtë dhe sa më mirë kjo gjendje, ata janë heronjtë e Kosovës, profesionalizimi i tyre është model për rajonin dhe më gjerë” u shpreh Presidenti Thaçi. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë rekomandimet e dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka falenderuar Presidentin për vizitë. Ai e njoftoi Presidentin, se ShSKUK, është në gjendje gatishmerie dhe mjekët, infermierët dhe stafi tjetër po ofron kujdesin e duhur shëndetësor për pacientët. Duke foluar për kapacitetet e ai sqaroi se, ShSKUK, ka kapacitetet e nevojshme për trajtim të pacientëve. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, e ka njoftuar Presidentin se deri më tani në Kosovë janë diagnostikuar 63 raste pozitive me Covid-19, dhe ekipet e Insitutit janë duke punuar në vazhdimësi për të identifikuar rastet e reja dhe për të mbajtur situatën në kontroll. Lindita Berisha, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, ka njoftuar së në Klinikën Infektive kanë të shtrirë 28 pacientë të konfirmuar me Covid-19, ku 20 janë në gjendje stabile, vetëm 6 nga ta janë në oksigjeno -terapi, por gjendja e tyre është e qëndrueshme.

Fotografite e bashkangjitura