• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Banka TEB dhuron donacion maska mbrojtëse dhe veshje speciale

Banka TEB, ka dhuruar në formë të donacionit, 250 maska mbrojtëse specifike, face- shield dhe poashtu veshje speciale.

Donacionin, në emër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) e ka pranuar, Basri Sejdiu, drejtor i Përgjithshëm i ShSKSUK-së, i cili tha se ky donacion është në kohën e duhur dhe shumë i mirëseardhur për profesionistët shëndetësor që këto ditë po ballafaqohen me trajtimine pacientëve me Covid-19. Ai ka falenderuar donatorët, duke i informuar se të njëjtat përmes komisionit në barnatore qendrore, do të dërgohen në klinikat me nevojë. Ndërkaq, Driton Latifi nga TEB Banka, tha se banka ka mbështetur projektin dhe kërkesat emergjente që ka pasur ShSKUK. Banka, përmesznj. Mirjeta Bunjaku nga Zyra për donacione dhe bashkëpunim ndërkombëtar në ShSKUK, ka kërkuar nevojat që kanë klinikat e QKUK-së, dhe këto blerje janë bërë në koordinim të plotë me barnatoren qendrore dhe nevojat e klinikave

Fotografite e bashkangjitura