• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Banka TEB dhuron donacion 10 copë pompa infuzive (perfuzomat)

Përfaqësues të bankës TEB, dhuruan donacion për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, 10 copë shiringa pompa infuzive ( perfuzomat) në vlerë të 5500 eurosh.

UD. Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së Valbon Krasniqi, falenderoi përfaqësuesit e TEB bankës për këtë donacion. "Kemi pranuar 10 copë shiring pompa të cilët janë të nevojshme për pacientë të shtrirë në klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Të tilla kemi me qindra ne klinikat tona, por edhe ky donacion do të na shërbejë shumë. Profesionistët shëndetësor do të vlerësojnë se për ku do të jenë të nevojshme këto shiring pompa”, theksoi ai. Ndërsa, Orcun Ozdemir, drejtor i përgjithshëm i bankës TEB, tha se ky është donacioni i radhës, krejt kjo në kuadër të bashkëpunimit që është krijuar. Ai premtoi se do të vazhdojnë të mbështesin ShSKUK-në me donacione të tjera.

Fotografite e bashkangjitura