• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

319 pacientë me Covid-19 po trajtohen në ShSKUK

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se në klinikën Infektive dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 319 pacient me Coronavirus.

Krasniqi në konferencën e përbashkët me kreun e MSh-së, Armend Zemajn dhe atë të IKShPK-së, Naser Ramadani, tha se kanë rritur kapacitet me shtretër në spitalin e Prizrenit dhe të Vushtrrisë. “Sot janë duke u trajtuar 494 raste të ndryshme, ku 319 janë me Covid. Kemi rritur kapacitetin në spitalin e Vushtrrisë me 60 shtretër si dhe kemi filluar shtimin e kapaciteteve me 10 shtretër në Spitalin e Prizrenit për intensive, Po ashtu edhe me punësimin e 100 mjekëve të rinj nga Ministria, shumë shpejt do t’i shtojmë kapacitet edhe me infermierë" përfundoi ai. Teskt i marrë nga ekonomiaonline

Fotografite e bashkangjitura