• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Furnizimi me masa mbrojtëse për punëtorët është i mirë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) njofton se përkundër rritjes së numrit të rasteve që po trajtohen me Covid-19, por edhe rritjes së kërkesave nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme, furnizimi me material shpenzues dhe masa mbrojtëse për stafin shëndetësor, përfshirë edhe dorëzat, është i mirë.

ShSKUK në bashkëpunim me Departamentin Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, së fundmi është furnizuar me sasi shtesë të masave mbrojtëse, të cilat, përmes Shërbimit Farmaceutik në ShSKUK janë shpërndarë për klinikat që po trajtojnë rastet Covid, por edhe spitalet e përgjithshme. Po ashtu, ShSKUK është e furnizuar me barnat themelore që nevojiten për trajtim të rasteve me Covid-19. ShSKUK në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, do të vazhdojë të furnizojë me masa mbrojtëse klinikat dhe spitalet e përgjithshme. ShSKUK falenderon të gjithë mjekët, infermierët dhe punëtorët tjerë mbështetës që, përkundër mbingarkesës së madhe, janë duke ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19.