• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

USAID dhuron 50 ventilatorë për ShSKUK

Ambasada Amerikane në Kosovë, përmes progarmit të USAID, sot ka bërë dhurimin e 50 ventilatorëve për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Univerisitar të Kosovës.

Në ceremoninë e dorëzim- pranimit të këtij donacioni ishin prezent: ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett dhe Lisa Mango nga USAID. Mbështetja me këta respiratorë bëhet në kohën kur institucionet shëndetësore janë duke bërë trajtimin e rasteve me Covid-19 dhe respiratorët do ta bëjnë punën me të lehtë. Kjo nuk është ndihma e vetme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që më parë ishin dhuruar pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor, në kuadër të Programit të Ndihmës Humanitare nga Komanda Evropiane e SHBA. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës që vazhdimisht po përkrahin shëndetësinë kosovare me donacione, duke lehtësuar trajtimin e rasteve me Covid.