• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

12 infermierë nga FSK, fillojnë punën në QKUK

Dymbëdhjetë infermierë, të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, kanë arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ata kanë përfunduar të gjitha përgatitjet bazike dhe do të qëndrojnë në klinikat e QKUK-së për 30 ditë, varësisht nga nevoja, që të ofrojnë ndihmën e nevojshme për pacientët e prekur me virusin COVID-19. Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se prezenca e infermierëve të FSK-së është dëshmi e një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm në luftën ndaj pandemisë COVID-19. “Jam i privilegjuar që po fillon ky mision dhe kam shumë besim në profesionalizmin dhe kapacitetin e tyre, po ashtu edhe në ndihmën që do t’ua ofrojnë kolegëve tanë. Ky është vetëm fillimi, javët në vazhdim do të vijnë edhe ekipe tjera”, tha Krasniqi. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ndërkaq, deklaroi se bashkëpunimi ndërinstitucional në ballafaqimin me pandeminë po jep rezultatet e veta. “Ky aktivitet është një imputo i rëndësishëm në punën dhe përkushtimin, të cilin po e bëjnë profesionistët shëndetësorë. Kjo tregon që bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mobilizimi i përgjithshëm për ta luftuar pandeminë, po jep rezultatet e veta”, theksoi Zemaj. Në anën tjetër, Shkëlzen Syla, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se infermierët do të ndahen në katër njësi dhe, fillimisht, do të nisin punën në Klinikën Infektive.

Fotografite e bashkangjitura