• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Drejtori Krasniqi takoi zyrtarët e OBSh-së

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka pritur në takim pune zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Gjatë takimit, drejtori Krasniqi, ka informuar zyrtarët e OBSh-së, në lidhje me punën dhe aktivitetet e ShSKUK-së, duke theksuar punën dhe përkushtimin e profesionistëve shëndetësorë për menaxhimin e situtës me Covid-19. Ai ka falenderuar zyrtarët e OBSh për përkrahjen e vazhdueshme, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme. Gjatë takimit, zyrtarë te OBSh-së u interesuan për situatën aktuale në ShSKUK, duke ofruar edhe më tutje përkrahjen e tyre.

Fotografite e bashkangjitura