• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Rifillon pagesa për parkingje në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se me fillimin e normalizimit të shërbimeve shëndetësore, ka rikthyer pagesat tek laurat në hyrje-dalje.

Pas lirimit të tyre ka pasur numër të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar hapësirat e parkingut në QKUK, edhe pa pasur nevojë për kryerje të shërbimeve shëndetësore. Pas normalizimit të shërbimeve shëndetësore, është rritur numri i qytetarëve dhe makinave që frekuentojnë hapësirat dhe parkingjet në QKUK dhe kjo ka vështirësuar qasjen.