• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Gjinekologët e QKUK-së, kryejnë një operacion të rëndë

Gjinekologët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e anesteziologëve, kanë kryer një operacion të rrallë të karcinomës së dyanshme të ovareve, Stadi II, tek një paciente e moshës 38 vjeçare.

Ky është njëri ndër tumoret malinjë më të shpeshta të gjinisë femërore, e që nëse identifikohet me kohë, suksesi përmes operacionit është shumë më i lartë. Pacientja do të vazhdojë edhe për disa ditë trajtimin në këtë klinikë.